play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Partizani “fluturon” në turin e tretë të Ligës së Konferencës

today02/08/2023

Background
share close

Partizani ka arritur të sigurojë kualifikimin për në turin e tretë të Ligës së Konferencës pasi ka eliminuar skuadrën nga Andorra, Atletik D’Eskalades me rezultatin e përgjithshëm 5-1.Të kuqtë, pasi fituan në transfertë 1-0 një javë më parë, në ndeshjen e kthimit në “Air Albania kanë arritur të triumfojnë me rezultatin 4-1.

Një ndeshje pa shumë histori, pavarësisht startit dyshues, me dy mundësi të krijuara nga ana e Atletik D’Eskalades. Gjithsesi, sfida ka marë rrjedhën e duhur në favor të të kuqve në minutën e 28-të, ndërsa Cara ka ndjekur me vëmendje zhvillimin e një aksioni për të përfituar dhe për të dërguar topin në rrjetë. Për të mbyllur pjesën e parë në kushte sa më komode ka menduar edhe njëherë Cara, që me një gjuajtje të zgjuar ka dyfishuar rezultatin, 2-0.

E njëjta melodi dhe në pjesën e dytë me raste të shumta për skuadrën e kuqe, që janë konkretizuar në minutën e 64-ët me golin e Rrapajt pas një aksioni të shpejtë, 3-0.  Skuadra nga Andorra ka arritur të fitojë një 11-metërsh në kohën shtesë, që është kthyer në gol nga Piloto, ndërsa një minutë më vonë Grezda ka vendosur emrin në listën e shënuesve për këtë ndeshje duke sigluar rezultatin përfundimtar të kësaj sfide, 4-1.

Në turin e tretë, të kuqtë do të përballen me letonezët e Valmiera, që në këtë raund të Ligës së Konferencës kanë eliminuar Tre Penne(San Marino) me rezultatin e përgjithshëm 10-0(3-0 në transfertë, 7-0 në shtëpi).

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *