play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Parlamenti lituanez voton: Rusia po kryen gjenocid dhe terrorizëm në Ukrainë

today10/05/2022

Background
share close

Parlamenti lituanez voton unanimisht: Rusia po kryen gjenocid dhe  terrorizëm në Ukrainë – Abc News

Parlamenti i Lituanisë ka votuar sot unanimisht për t’i cilësuar aksionet e Rusisë në Ukrainë si “gjenocid” dhe “terrorizëm” ndërsa u kërkua që një gjykatë ndërkombëtare të hetojë krimet e dyshuara të luftës.

Sipas mocionit të votuar, forcat ruse kanë kryer krime lufte duke përfshirë këtu vrasjen e civilëve, përdhunim në masë, zhvendosje të banorëve me forcë drejt Rusisë si dhe shkatërrim të infrastrukturës ekonomike dhe kulturore, raporton Reuters.

Në mocionin e parlamentit të Lituanisë, të bashkësponsorizuar na kryeministrja Ingrida Šimonytė, thuhet ndër të tjera: Federata ruse, forcat ushtarake të së cilës zgjedhin qëllimisht dhe sistematikisht objektet civile për bombardim, është një shtet që mbështet dhe kryen terrorizmin.

Ky votim në parlament vjen pas një votimi të ngjashëm unanim nga ligjvënësit kanadezë muajin e kaluar për t’i cilësuar sulmet e Rusisë në Ukrainë “gjenocid”.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *