play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Parashikimi për Britaninë: Në janar, fatura e energjisë mund t’i tejkalojë 4 mijë paund

today09/08/2022

Background
share close

Great Britain Country Information ⋅ Natucate

Ditë të vështira e presin Britaninë e Madhe. Sipas një parashikimi të zymtë të kompanisë analitike, Cornwall Insight, faturat e energjisë për një familje mesatare mund të arrijnë në 3582 paund në vit nga muaji tetor, nga 1971 që është sot, për t’u rritur më tej gjatë muajve në vazhdim, duke prekur vlerat e 4400 paundëve në prill të vitit të ardhshëm.

Në tetor të vitit 2021, një familje mesatare paguante 1277 paund në vit për energjinë elektrike.  rregullatori për energjinë në Britaninë e madhe, sipas eksperëve të Cornëall Isnisght do tëvendos që çmimi tavan për tre muaj nga fillimi i janarit të jetë 4266 paund,650 paund më shumë nga sa u parashikua javën e kaluar.

Çmimi i energjisë ka arritur majat muajt e fundit për shkak të rritjes së kostos së gazit natyror, pjesërisht si pasojë e luftës në Ukrainë. Kosto e jetesës janë kthyer në çështjen kyçe të garës për lidershipin konservator. Kandidati për kreun e partisë dhe kryeministër, Rishi Sunak është zotuar të ofrojë mbështetje direkte për familjet për t’i ndihmuar të kalojnë atë që e quan dimër ekstremisht të vështire. Sakaq, rivalja e tij Liz Truss deri më tani i ka rezistuar premtimeve të ngjashme, por ka thënë se do të përqendrohet tek ulja e taksave.

Sunak tha se nëse do të zgjidhet do të zgjerojë paketën e mbështetjes së njoftuar më herët gjatë vitit, ku çdo familje I sigurohej 400 paund për faturat e energjisë, kurse ata me asistencë siguronin 650 paund.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *