Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Për herë të parë në historinë e kishës katolike, një papë hap “Derën e Shenjtë” në një burg. Këtë e bëri Papa Françesku, në një nga komplekset më të mëdha të burgjeve në Itali. Ati i Shenjtë kaloi Derën e Shenjtë në këmbë dhe jo me karrocë, siç ndodhi në Bazilikën e Shën Pjetrit.
“Derën e parë të Shenjtë e hapa për Krishtlindje në Shën Pjetër , por doja që Dera e Dytë e Shenjtë të hapej këtu, në një burg. Doja që të gjithë ne këtu, brenda dhe jashtë, të kishim mundësinë të hapnim dyert e zemrave tona dhe të kuptonim se shpresa nuk zhgënjen”, tha Papa Françesku.
Vitet e shenjta ndodhin zakonisht çdo 25 vjet dhe përfshijnë hapjen në Romë të katër “Dyerve të Shenjta”, të cilat simbolizojnë derën e shpëtimit për katolikët. Dyert, të vendosura në bazilikat papale në Romë, janë të hapura vetëm gjatë viteve jubilare.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)