Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një sezon me telashe të pafundme po rezulton ky aktuali për Moise Kean, me talentin italian të Juventus, që ka ndjerë shqetësime në gjurin e djathtë pas ndeshjes derbi ndaj “Demave” të Torinom teksa analizat tregojnë se italiani duhet të qëndrojë pushim për disa ditë.
Në këtë formë, pritet që Kean të humbasë minimalisht ndeshjen e radhës në kampionat atë kundër Cagliari në transfertë, edhe pse pritet komunikimi zyrtar nga ana e klubit, teksa kujtojmë se 24-vjeçari kaloi një dëmtim të rëndë në këmbë fundin e vitit të shkuar duke qëndruar jashtë fushave nga dhjetori deri në mars.
Tashmë, Kean detyrohet të “pushojë” sërish teksa në këtë sezon, sulmuesi në 18 ndeshje ku është aktivizuar me bardhezinjtë, nuk ia ka dalë ende të shënojë golin e parë sezonal duke e konfirmuar kështu si një sezon totalisht të dështuar në aspektin personal.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)