play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art & Kulturë

Panairi i Librit në Torino çelet me shkrimtarin e madh shqiptar

today18/05/2023

Background
share close

C0f32ceb 093f 4305 Bfab 5975029bdeb7

Panairi i 35-të i librit në Torino, çeli siparin sot në prani të Ministrit të Kulturës së Italisë Gennaro Sangiuliano dhe Ministres së Kulturës së Shqipërisë Elva Margariti.
Shqipëria është e ftuar nderi në këtë event të rëndësishëm të librit botëror.

Një lexim në gjuhën e imazhit e veprës “Kronikë në gur”, të shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadare, realizuar nga arkitektja Matilda Pando, pavijoni shqiptar ka tërhequr vëmendjen e mijëra lexuesve.

Më shumë se 40 aktivitete do të jenë me në fokus letërsinë shqipe. Kohët e Kadaresë ishte aktiviteti i parë realizuar në sallën e Shqipërisë. Alessandro Mezzena, gazetar italian foli për universalitetin e letërsisë së Kadaresë, duke e krahasuar me Kafkën.
Sipas Mezzenës Kadare është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm të kohës i cili me veprën e tij na tregon një Shqipëri fantastike.

“Prezantimi i letërsisë shqipe në edicionin e 35-të të Panairit të Librit në Torino, është një ngjarje e rëndësishme për kulturën shqipe. Për vetë kontekstin historik në të cilën letërsia shqipe u zhvillua për më shumë se gjysëm shekulli, përshfaqja përpara një audience të madhe ndërkombëtare e një historie aspak të ngjashme jo vetëm me vendin fqinj (ftues), por me shumë vende të tjera evropiane, e bën këtë pjesëmarrje të marrë përmasa gati historike. Historikisht bota kulturore shqiptare dhe latine kanë qenë simboli i europianizmit. Kjo zonë është zona tipike e europianizmit, e vetmja hapësirë ku botohej letërsi artistike që në mesjetë. Dy gjuhët kanë qënë herët pjesë e një filozofie të përbashkët, si pjesë e kulturës së parë europianiste. Mos harrojmë që përkthimi i letërsisë antike të autorëve italianë të mesjetës kanë pasur një rol të rëndësishëm orientimi në rilindjen tonë kombëtare. Kanë qenë e vijojnë të jenë frymëzim për breza e breza të tërë shkrimtarësh, të cilët kanë reflektuar në veprat e tyre vlerat më të mira të këtyre leximeve”, tha Alda Bardhyli.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *