play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Pamje të rralla të vullkanit që derdhet në det

today12/10/2022

Background
share close

Vullkani në ishullin Stromboli pranë Sicilisë shpërtheu të dielën, duke ofruar një pamje sa të frikshme, aq edhe spektakolare. Llava u filmua teksa derdhej në det nga rreth 750 metra lartësi. Autoritetet italiane thanë se llava arriti në bregdet për 26 sekonda nga momenti i shpërthimit, me një shpejtësi rreth 50 metra në sekondë.

Kryetari i Bashkisë, Riccardo Gullo, u tha rreth 500 banorëve që jetojnë në ishull, që të qëndrojnë në shtëpi, larg dyerve dhe dritareve për shkak se spostimet e ajrit të shkaktuara nga shpërthimi mund të thyejnë xhamat.

Shpërthimi i së dielës është i disati që ndodh që prej fundit të shtatorit, por deri tani nuk janë raportuar viktima apo të lënduar. Vullkani në fjalë është ndër më aktivët në botë dhe sipas Institutit Italian të Vullkaneve, shpërthimet e tij janë dokumentuar që nga lashtësia, nga burimet greke dhe latine.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *