Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/09/2023
Pallati historik i luftës i përdorur nga Winston Churchill është shndërruar në hotel luksoz Raffles London.
Ndonëse është fshehur nga sytë e publikut për më shumë se 100 vjet, brenda pak javësh, ish-zyra e luftës së vjetër në Londër, Whitehall, do të hapë dyert e saj pas një transformimi shumë milionë dollarësh.
Pallati i përdorur më parë nga liderët ushtarakë, do të përdoret tashmë si hotel me dhoma luksoze të cilat fillojnë nga 1100 paund për natë.
Hoteli do të përmbajë 120 dhoma dhe suita, një sallë të madhe për 600 persona dhe SPA. Disa dhoma të ndërtesës janë përdorur edhe për filmin “Spectre”, “Octopussy” dhe “Licence to Kill”. Fillimisht e përfunduar në 1906, ndërtesa historike i është nënshtruar një rinovimi tetë-vjeçar.
Shkallët e mëdha prej mermeri të veshura me qilim të kuq me logon origjinale nga Zyra e Luftës së Vjetër është ndër tiparet origjinale Eduardiane brenda pronës dhe padyshim një nga karakteristikat e saj më tërheqëse dhe miqësore në Instagram.
Një llambadar i madh i bërë me porosi varet drejtpërdrejt mbi të, ndërsa një orë mahnitëse franceze ari varet në mur.
Kalldrëmet origjinale janë hequr me kujdes, janë restauruar dhe janë kthyer në oborrin e brendshëm, i cili ndan hotelin nga 85 rezidencat që përbëjnë pjesë të ndërtesës.
Hoteli përfshin gjithashtu elementë modernë, të tillë si dhomat me banjo me televizor. Ndërtesa përfshin tre bare dhe nëntë restorante.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)