play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Politikë

Pakti PD-PS për listat, KQZ jep “Ok”. Partitë do kandidojnë 186 emra për 140 vende në Kuvend

today22/01/2025

Background
share close

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi të mërkurën vendimin për caktimin e numrit të kandidatëve në listat e hapura dhe ato të mbyllura në zgjedhjet e 11 majit, në zbatim të marrëveshjes PD-PS, e cila kërkon që partitë pjesëmarrëse të kandidojnë detyrimisht 186 kandidatë në të gjithë vendin, pavarësisht se në zgjedhje do të zgjidhen vetëm 140 deputetë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi të mërkurën se në zbatim të ndryshimeve në kodin zgjedhor të dakordësuara mes opozitës kryesore dhe shumicës socialiste, partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të duhet të paraqesin lista të mbyllura me 46 kandidatë dhe lista të hapura me 146 kandidatë, për një totale prej 186 kandidatësh secila për 140 mandatet parlamentare.

Qarku i Tiranës do të ketë këtë herë 37 mandate, ku secila nga partitë do të duhet të garojë në listën e mbyllur 12 kandidatë dhe në listën e hapur, 37 kandidatë. Nëse një parti fiton 12 mandate, të gjithë kandidatët e listës së saj të mbyllur hyjnë në parlament. Nëse një prej kandidatëve të listave të hapura fiton, fjala vjen, 20 mijë vota, ose dyfishi i numrit të zakonshëm të votave që zgjedhin një deputet në Shqipëri, ai nuk hyn në parlament.

 

Po kështu në Qarkun e Fierit, i cili është i dyti më i madhi, partitë do të garojnë 5 kandidatë në listat e mbyllura dhe 16 në listat e hapura për 16 mandatet e deputetëve që zgjidhen nga ky qark. Në zgjedhjet e vitit 2021, në Fier Partia Socialiste fitoi 9 mandate, Partia Demokratike 6 dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, 1 mandat. Në rast se zgjedhjet e vitit 2021 do të ishin zhvilluar me këtë formulën e sotme, nga lista e hapur do të dilnin katër mandate të Partisë Socialiste, një i Partisë Demokratike dhe zero nga LSI.

 

Në Qarqet Durrës dhe Elbasan, ku zgjidhen 14 deputetë, rezultati në vitin 2021 u nda në 8 mandate për PS dhe 6 për PD-në. Në këtë rast, tre nga mandatet e PS dhe 1 nga PD do të dilnin nga listat e hapura.

Sistemi në përgjithësi duket se forcon dorën e kryetarit të partisë humbëse në zgjedhje ndërsa partia fituese do të ketë më shumë kandidatë nga ata të cilët, ndonëse gjithashtu janë emëruar nga kryetari, kanë konkurruar për vota reale dhe mbështetje reale.

Si edhe në zgjedhjet e shkuara, sistemi është veçanërisht sikletosës për partitë e vogla apo ato të reja që duan të garojnë jashtë tutelës së partive të mëdha. Këto parti do të duhet të gjejnë një numër të lartë kandidatësh figurantë, probabiliteti i të cilëve për t’u zgjedhur është thjeshtë hipotetik. Nëse një parti e vogël synon të fitojë, fjala vjen, një, dy apo tre mandate në qarqet e mëdha dhe nga një mandat për qarqet e vogla, të gjithë kandidatët e saj fitues do të jenë përcaktuar nga listat e mbyllura.

Sistemi elektoral aktual u dakordësua fillimisht nga Sali Berisha dhe Edi Rama në vitin 2008, me një formulë që, në vendet demokratike, me kulturë demokracie të brendshme brenda partive politike, nuk është shumë problem ndërsa në vende me trashëgimi historike si e jona, ka krijuar shqetësime serioze për kontrollin e tejskajshëm të kryetarëve mbi grupet parlamentare dhe krijimin e një parlamenti të paaftë për të kontrolluar ekzekutivin.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%