Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today26/05/2023
Një gjykatë në Kaliforni ka sinjalizuar se do të hedhë poshtë padinë për abuzim ndaj fëmijëve, të paraqitur nga dy aktorët kryesorë të filmit “Romeo & Juliet” të vitit 1968.
Në fund të vitit të kaluar, Olivia Hussey dhe Leonard Whiting, të cilët ishin adoleshentë kur xhiruan në filmin me regji të Franco Zeffirelli-t, akuzuan Paramount për shfrytëzim seksual për një skenë nudo për të cilën ata pretendojnë se nuk ishin në dijeni.
Gjykata vendosi që nuk kishte asnjë argument bindës në lidhje me faktin se filmi ishte “mjaftueshëm sugjestionues seksual” sa për t’u ngritur një çëshje ligjore për t’u konsideruar si i paligjshëm.
Aktorët pretendojnë se regjisori italian Franco Zeffirelli, i cili vdiq në vitin 2019, i tha çiftit se do të vishnin të brendshme në ngjyrë mishi në skenën e dhomës së gjumit. Sipas padisë, kur do të xhironin, Zeffirelli i tha Whiting-ut, i cili luante rolin e Romeo-s dhe Hussey-t, e cila luante rolin e Juliet-ës, se do të xhironin vetëm me grim për trupin, ndërkohë që i siguroi se kamera do të pozicionohej në një mënyrë që të mos tregonte lakuriqësi.
Të pasmet e zhveshura të Whiting dhe gjoksi i Hussey shfaqen shkurtimisht gjatë skenës. Ata thanë se kanë pësuar dëmtime emocionale dhe ankth për dekada me radhë dhe se secili ka pasur karriera që nuk janë në të njëjtin nivel me suksesin e filmit. Aktorët kërkonin 500 milionë dollarë dëmshpërblim.
Paramount i konsideroi kujtimet e tyre si “dëshmi krejtësisht të rreme.”
“Ne pritëm të vazhdonim 55 vjet për drejtësi,” thanë aktorët në një deklaratë. “Unë mendoj se do të duhet të presim më gjatë.” Mendohet se ata do të apelojnë vendimin.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)