Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Temperaturat globale ka gjasa të rriten në nivel rekord në 5 vitet e ardhshme, të nxitura nga çlirimi i gazrave serrë dhe dukuria natyrore e njohur si “El Ninjo”. Kështu thotë një raport i përditësuar i publikuar nga Organizata Meteorologjike Botërore.
Kjo e fundit parashikon se janë 66% shanset që temperaturat sipërfaqësore të kalojnë përkohësisht pragun prej 1.5 gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale në 5 vitet që vijnë.
Gjithashtu, organizata vlerëson se ekzistojnë 98% të shanseve që temperatura e lartë të thyej rekordin.
Nga ana tjetër, fenomeni “El Ninjo” dhe ndryshimet e klimës së bashku do të rrisin temperaturat globale dhe ngrohja e Arktikut pritet të jetë tre herë më e lartë se mesatarja.
Ky raport nuk do të thotë se do të përjetojmë në mënyrë të përhershme nivelin e 1.5 gradëve Celsius të specifikuar në Marrëveshjen e Parisit.
Sidoqoftë, OMB po i bie kambanave të alarmit se kuota në fjalë do të tejkalohet në baza të përkohshme me një frekuencë në rritje.
Temperaturat më të larta do të kenë pasoja për shëndetin, sigurinë ushqimore, menaxhimin e ujërave dhe ambientin. Raporti nënvizon se duhet të përgatitemi.
Në fakt, ai i hap rrugë bisedimeve se si të përforcojmë shërbimet që ndikojnë tek moti dhe klima dhe se si të përshtatemi ndaj këtyre ndryshimeve.
Gjithashtu, dokumenti synon të stimulojë diskutimet mbi caktimin e përparësive për të mbrojtur njerëzit nga i nxehti ekstrem.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)