Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
OKB ka miratuar mbrëmë kërkesën e Turqisë për ndryshimin e emrit në Türkiye, ka konfirmuar zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.
Kërkesa zyrtare për ndryshimin e emrit u dërgua nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Sipas mediave turke, nga tani emri Türkiye do të përdoret në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe dokumentet zyrtare.
Procesi për ndryshimin e emërtimit jashtë Turqisë nisi vitin e kaluar, me presidentin Erdogan që tha se kjo bëhet për të “përfaqësuar dhe shprehur kulturën, civilizimin dhe vlerat e kombit turk në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)