play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Kuriozitete

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni thyen rekord, kalon shifrën 92 mijë

today15/09/2023

Background
share close

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni e ka kaluar shifrën 92.000 për herë të parë, duke shënuar rekord për të 52-in vit me radhë, është thënë në një raport të Qeverisë japoneze të premten.

Numri i personave mbi 100 vjeç është rritur për 1.613 në krahasim me vitin e kaluar, duke arritur në 92.139, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Tokio. Sipas sondazheve të fundit, rreth 88 për qind e të gjithë 100-vjeçarëve janë gra. Jetëgjatësia e grave në Japoni është rreth 87 vjet, ndërsa për burrat 81 vjet.

Japonia është përballur me rritje të shpejtë të numrit të 100-vjeçarëve, prej kur Qeveria ka nisur t’i mbledhë të dhënat më 1963, në atë kohë kanë qenë vetëm rreth 153 persona në atë moshë.

Japonia është duke u përballur me ndryshime të mëdha demografike, pas disa dekadave me regjistrim të plakjes së popullsisë dhe uljes së natalitetit. Popullsia e Japonisë është duke u zvogëluar me shpejtësi të madhe. Vitin e kaluar numri i japonezëve është ulur për 801.000, duke arritur në 122.4 milionë, njëherësh ulja më e mprehtë në krahasim me periudhën kur kanë nisur të mblidhen të dhënat.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *