Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Nuk ka qetësi te Milani. Klubi kuqezi ka ndarë rrugët Antonio D’Ottavio, i cili mbante rolin e drejtorit sportiv, nga vera e vitit 2023.
Sipas raportimeve nga Italia, mbyllja e bashkëpunimit erdhi pas një përplasje që D’Ottavio kishte me Zlatan Ibrahimovic. Ky i fundit, në rolin e këshilltarit të pronarëve, ka fuqi në vendimet brenda Milanit dhe ka vendosur të largojë drejtorin sportiv.
Këtë post tashmë pritet ta marrë Dario Audasio, i cili është pjesë e bordit drejtues të Milanit nga viti 2022.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)