play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nuk ka ende vendim, shtyhet seanca e Kushtetueses për Ilir Metën

today01/02/2022

Background
share close

Ilir Meta 1 1

Gjykata Kushtetuese nisi të martën shqyrtimin e vendimit të Parlamentit për shkarkimin e Presidentit, Ilir Meta.

Seanca nisi rreth orës 10:00 duke vazhduar pa ndërprerë deri në orën 15:00. Pas dy orë pushim seanca rinisë dhe vazhdoi deri në orën 19:00.

Më pas Gjykata vendosi që të shtyjë seancën për ditën e enjte në orën 10:00.

Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Kushtetuese shtyn vendime të rëndësishme që pas rivënies në funksion nga paralizimi për një kohë të gjatë nga veting.

Relatori i çështjes, Përparim Kalo i drejtoi 29 pyetje përfaqësuesve të Kuvendit.

Në seancën e së enjtes, pritet të dëgjohet pala tjetër, Presidenti.

Vetëm Meta nuk pritet të jetë i pranishëm në sallë, por do të jenë përfaqësues të tij ligjor.

Këshilltari Ligjor i Presidentit, Bledar Dervishaj, deklaroi se gjyqtarët kanë konflikt interesi në shqyrtimin e kësaj çështje.

Por, asnjë prej gjyqtarëve nuk u tërhoq duke mos pranuar pretendimin.

Në qershor të vitit te kaluar, 104 deputetë votuan pro shkarkimit të Presidentit Meta.

Maxhoranca socialiste e fajëson atë për deklarata publike para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare, të cilat sipas socialisteve kanë shkelur Kushtetutën.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *