Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Patëllxhani është një nga ushqimet më të shëndetshme dhe që përdoret në shumë receta.
Është një ushqim që ndihmon në luftimin e mbipeshës dhe ka veti që parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, si edhe lufton plakjen. Për çdo 100 gramë ka vetëm 20 kalori, ndaj ndihmon në eliminimin e yndyrës.
Megjithatë, këto nuk janë të mirat e vetme të patëllxhanit, pasi konsumimi i rregullt i tij ndihmon në mbrojtjen e shëndetit cerebrovaskular, rregullon nivelet e sheqerit dhe presionin e gjakut (të dobishme për njerëzit me tension të lartë) dhe përmirëson shikimin.
Përmbajtja e tij e lartë e fibrave ndihmon tretjen, largimin e kolesterolit nga mëlçia dhe parandalon ngjitjen e tij në arterie.
Nga ana tjetër, shërben për parandalimin e anemisë, për përmirësimin e qarkullimit të gjakut dhe funksionimin e tëmthit.
Patëllxhani bën mirë edhe për kockat, duke pasur parasysh se përmban acid folik, vitamina, minerale, kalcium dhe hekur. Gjithashtu, besohet se patëllxhani ndihmon në stimulimin e rritjes së flokëve, pasi përmban vitaminë B3.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)