play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Njihuni me tryezat e iftarit nëpër botë gjatë këtij muaji

today29/03/2023

Background
share close

Miliona besimtarë myslimanë në mbarë botë agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje në muajin e Ramazanit, i cili këtë vit ka nisur më 23 mars dhe përfundon më 21 prill me festën e Fiter Bajramit.

Gjatë agjërimit, myslimanët mund të hanë vetëm dy vakte në ditë, njëri para lindjes së diellit dhe tjetri pas perëndimit të diellit.

Iftari është vakti që hanë myslimanët pas agjërimit të ditës në kohën e Ramazanit, menjëherë pas perëndimit të diellit. Radio Evropa e Lirë ka sjellë një vështrim të ushqimeve të përgatitura në tryeza për iftarin për besimtarët në botë.

Një vakt me ushqime iftari në Karaçi të Pakistanit, më 26 mars pret besimtarët agjërues.

Disa ushqime për iftarin në shtëpinë e një familjeje iraniane në Teheran, gjatë Ramazanit, Iran, 23 mars 2023.

Ushqimet e përgatitura për iftar janë vendosur në tryezë ndërsa njerëzit presin të hanë pas agjërimit gjatë Ramazanit, Kabul, Afganistan, 24 mars 2023

Ushqimi për iftar i përgatitur nga 56-vjeçari Burhan Akın, i cili ka tre fëmijë me nevoja të veçanta, në Adijaman të Turqisë.

Iftari në një familje në fshatin Nusa, Aceh Besar, Indonezi.

Tryeza e shtruar për iftar në një familje marokene gjatë Ramazanit.

Një besimtar mysliman përgatit kupa me ushqime për iftar në xhaminë Wallajah në Çenai, Indi.

Një familje egjiptiane duke shërbyer ushqimin e përgatitur për iftar në ditën e parë të Ramazanit në Kajro, Egjipt.

Familja Basol përgatit tryezën e iftarit gjatë Ramazanit në Duisburg, Gjermani, 24 mars 2023.

Tryeza me ushqime për iftar e familjes së Ben Mabroukut në ditën e parë të Ramazanit në Tunis, Tunizi, 23 mars 2023.

Anëtarët e familjes së Yoni Budiharjos shtruan ushqimin në një tryezë për iftar para se të mbaronin agjërimin e një dite së bashku në shtëpinë e tyre gjatë Ramazanit në Depok, Indonezi, 23 mars 2023.

Ushqimet e iftarit brenda një kampi për personat e zhvendosur brenda vendit të strehuar në Sana, Jemen.

 

Ushqimet për iftar në një familje në Shah Alam, Malajzi, 23 mars 2023.


Ushqimet për iftar të vendosura në tryezë në një familje në Peshawar, Pakistan, 24 mars 2023.

Fritaun, Sierra Leone. Ushqime të ngrohta për iftar të blera me donacione, iu shpërndanë afro 500 njerëzve në xhaminë Jamiatul Haque në Fritaun.

 

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *