Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Konferenca e Marketingut Digjital AllWeb 2024, e cila zhvillohet më 7 Nëntor në Tiranë prezanton 2 folësit e parë. Ata janë ekspertë në fushën e marketigut, strategë, folës, themelues biznesi si dhe ekspertë të mediave sociale.
Pedram Parsaian: Arkitekti i suksesit të mediave sociale
Pedram Parsaian, me pothuajse 10 vjet përvojë në transformimin e kompanive në brande të dashura përmes mediave sociale, është një nga folësit e parë të konfirmuar të të AllWeb. Ai është themeluesi i agjencisë FOLLOW, e cila ka ndihmuar shumë kompani të mëdha të arrijnë suksese të jashtëzakonshme në tregjet e tyre përkatëse, duke përdorur fuqinë e mediave sociale. Pedram ka një qasje unike ndaj marketingut dixhital, duke e parë atë jo vetëm si një mjet për të rritur ndjekësit dhe angazhimin, por si një mjet të fuqishëm për të krijuar brande të vërteta me karizmë dhe ndikim.
Në prezantimin e tij në allweb, Pedram pritet të ndalet në disa nga temat më të rëndësishme për çdo biznes që kërkon të përfitojë nga mediat sociale:
Për kompanitë që janë të lodhura nga “marketingu i shpresës” dhe që kërkojnë të shfrytëzojnë plotësisht potencialin e mediave sociale, ky prezantim do të jetë një thesar me njohuri dhe strategji të zbatueshme, ndaj mos mungoni në datën 7 nëntor për të përfituar sa më shumë.
Luiza de Lange: Liderja që ndërthur biznesin me teknologjinë
Luiza de Lange, një tjetër folëse kryesore në AllWeb, sjell një përvojë të pasur si një lidere që vepron si një urë ndërmjet biznesit dhe teknologjisë. Ajo është e certifikuar nga Google Squared Online, dhe njihet për aftësinë e saj për të eksploruar të panjohurën dhe për të nxitur angazhimin ndërmjet funksioneve të ndryshme të biznesit.
Në AllWeb, Luiza do të ndalojë tek disa nga sfidat më të rëndësishme që përballen bizneset në botën e sotme teknologjike dhe do të ofrojë zgjidhje të reja dhe inovative:
Luiza është e njohur për aftësinë e saj për të thyer burokracinë dhe për të ndërtuar ura ndërmjet departamenteve të ndryshme brenda një organizate. Në AllWeb, ajo do të ndajë praktikat më të mira dhe strategjitë për të ndihmuar bizneset të navigojnë nëpër sfidat komplekse të transformimit dixhital.
Për ata që nuk e njohin, AllWeb organizohet brenda një dite të vetme, nga ora 09:00 – 18:00. Ajo sjell bashkë folës të njohur ndërkombëtarë nga e gjithë bota dhe rajoni. Prezantimet janë dinamike, të shpejta, mbulojnë një gamë të gjërë temash dhe përfshijnë panele që diskutojnë komunikimet digjitale të tanishme dhe zgjidhjet inovatore për të ardhmen.Që nga viti 2012, më shumë se 200 prezantues nga kompani ndërkombëtare si:Google, Kompania Coca-Cola, TechCrunch, T-Mobile, McDonald’s, The Drum, Raiffeisen Bank, Microsoft, Escape Studio, Grupi Agna, Manifest Social, Vodafone, Executive, GroupPRPepper, Publicis, Rinkya, Grouper, 404 Agency, McCann Erickson, Httpool, Cedevita, NewMoment, PressClipping, Scholz and Friends, Mobius, Inteligencr, TopShop (Studio Moderna), Digitalizuj.me etj.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)