play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Njësoj si njerëzit edhe delfinët krijojnë aleanca ‘vëllazërore’ për të gjetur dashurinë

today31/08/2022

Background
share close

Një studim i ri ka zbuluar një kulturë të shoqërimit “vëllazëror” te delfinët që është i ngjashëm me atë të njerëzve. Përveç njerëzve duket se delfinët janë e vetmja specie të cilat krijojnë marrëdhënie komplekse bashkëpunuese, shoqërore mes meshkujve.

Në përgjithësi kafshët e tjera nuk e kanë këtë marrëdhënie shoqërore brenda të njëjtës gjini madje zakonisht rivaliteti në kafshët e të njëjtës gjini është i madh.

Zakonisht ndodh që kafshët si për shembull, shimpazetë meshkuj, “luftojnë” me kafshët e tjera të së njëjtës gjini, në mënyrë që të çiftohen me shimpazetë femra. Megjithatë duket se delfinët, jo vetëm që nuk e shikojnë njëri-tjetrin si rivalë, por ata krijojnë aleanca dhe grupime mes tyre për të gjetur femrat ‘me fat’.

Sipas Science Alert, studiuesit vëzhguan sjelljen e 121 delfinëve hundë shishe të rritur meshkuj të oqeanit Indo- Paqësor dhe zbuluan se delfinët që kishin aleanca më të mëdha mashkullore kishin më shumë sukses me femrat.

Një delfin i vetëm mashkull  zakonisht bashkohej me dy ose tre meshkuj të tjerë kur ndiqte një femër. Këto janë sjellje ngjason disi me atë të njerëzve.

Ndryshe nga njerëzit dëlfinët nuk krijojnë lidhje në çift dhe nuk ndihmojnë në rritjen e të vegjëlve të tyre, ndaj është e habitshme që ata mund të krijojnë aleanca kaq të mir

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *