play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

LifeStyle

Njeriu më i shkurtër në botë, 20-vjeçari nga Irani

today15/12/2022

Background
share close

Afshin Esmaeil Ghaderzadeh, 20 vjeç, nga Irani, ka hyrë në Librin e Rekordet Guinness si njeriu më i shkurtër në botë. Ai është i gjatë vetën 65,24 centimetra.

Afshin, i cili nuk ka mundur të ndjekë shkollën për shkak të dobësisë së tij fizike, tashmë është shprehur se përfshirja në Librin e Rekordet Guinness ta ndihmojë atë të kujdeset për prindërit e tij.

“Ëndrra ime është që të ndihmoj prindërit e mi. Tashmë që jam i famshëm në të gjithë botën, shpresoj të më ndihmojë të realizojë ëndrrën time”, është shprehur 20-vjeçari.

 

Shtati i tij i shkurtër nuk e ka lejuar Afshinin të ndjekë gjurmët e babait të tij Esmaeil Ghaderzadeh, të punojë në ndërtim. Në fakt, Afshin, i cili peshon vetëm 6.5 kg, nuk ka mundur të gjejë asnjë punë tjetër të përshtatshme në fshatin e tij.

Ai është shprehur se nuk mund të lëvizë kurrë vetëm, por gjithmonë i shoqëruar nga prindërit e tij, ndërsa me botën është lidhur me anë të një telefoni që i dërgoi një shoku i tij, edhe pse ka vështirësi ta përdorë atë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *