Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today02/09/2022
Avril Lavigne, u nderua me nje yll në bulevardin e të famshmëve në Hollywood.
Këngëtarja kanadeze, e nominuar për disa çmime “Grammy”, u shoqërua në këtë ngjarje të rëndësishme për karrierën e saj nga miqtë dhe kolegët, Machine Gun Kelly dhe John Feldmann.
“Më kujtohet që kur erdha për herë të parë në Los Angelos, i shikoja këta emra legjendar dhe isha e mahnitur nga arritjet e tyre.
Por asnjëherë nuk e kisha menduar që një ditë, edhe emri im do të gjendej këtu.
Është një çmenduri e vërtetë dhe jam shumë falënderuese për gjithçka.
Kjo me siguri është një prej ditëve më të veçanta të jetës sime”.
Ikona e muzikës pop dhe punk nuk pati frikë të kthehet prapa në kohë me veshjen, duke e ndjekur ceremoninë e zbulimit të yllit të saj e veshur me rroba sportive dhe një ‘skatebord’, teksa pozonte para fotografëve të pranishëm në këtë ngjarje.
Në fillim të viteve 2000, Lavigne gëzoi një karrierë jashtëzakonisht të suksesshme në skenën muzikore. Këngët e saj pozicionoheshin lart në toplistat muzikore anembanë botës. Këtë vit, albumi debutues i kantautores së famshme, “Let Go”, e shënoi 20 vjetorin e publikimit. Avrile ka filluar të bëjë sërish muzikë, duke bashkëpunuar me artistë të tillë si, Travis Barker, Machine Gun Kelly, Willow Smith dhe të tjerë.
Disa prej hiteve të saj më të njohura janë: “Sk8ter Boy”, “What The Hell”, “Wish You Were Here”, “When You’re Gonne”, “Girlfriend”, “Complicated” dhe të tjerë.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)