play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Një Botëror pa Brazilin duket i pamendueshëm

today23/11/2023

Background
share close

Një Botëror pa Brazilin duket i pamendueshëm. Por në situatën aktuale mund të ndodhë dhe gjithçka është pasojë e pamjeve të turpshme në “Marakana” ku policia sulmoi me shkopinj gome tifozët e Argjentinës. Pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe tashmë është hapur një hetim që pritet të ketë pasoja të rënda për brazilianët.

Ngjarjet para fillimit të ndeshjes bënë bujë, pasi egërsia e policisë braziliane ndaj tifozëve, mes të cilëve kishte edhe fëmijë, u duk e pakuptimtë për shumëkënd, Edhe vetë lojtarët reaguan dhe vetëm pasi u kthye normaliteti në tribuna filloi ndeshja që përfundoi me fitoren 1-0 të Argjentinës.

 

Kështu, Brazili për herë të parë në historinë e vet u mund në një ndeshje në fushën e vet në kualifikueset e Botërorit dhe tanimë rrezikon të mbetet jashtë pasi është në vendin e 6 pasi ka 7 pikë pas 6 ndeshjesh të luajtura.

 

Megjithatë, sipas “Globo”, ndëshkimi i brazilianëve për ngjarjet e kësaj ndeshje mund të përfshijë edhe heqjen e pikëve në klasifikimin e kualifikuesve të Botërorit. Dhe kjo do të zbriste “seleçaon” nga zona e kualifikimit për atë aktivitet, një katastrofë e mirëfilltë për në nga përfaqësueset që cilësohet gjithmonë mes favoriteve për fitoren e trofeut.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *