play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Një analizë e re gjaku mund të zbulojë se cili organ do të plaket më shpejt

today08/12/2023

Background
share close

Një analizë gjaku e re mund të zbulojë se cili organ do të plaket më shpejt dhe kjo mund të realizohet me teknologjitë dhe algoritmet aktuale, sikurse ka treguar edhe një studim i Universitetit Stanford i publikuar në revistën “Nature”.

Një në çdo 5 të rritur mbi 50 vjeç të shëndetshëm, rezulton te ketë një organ që plaket me ritëm më të përshpejtuar, duke rritur edhe mundësinë për t’u prekur me pas nga një sëmundje.

Në bazë të statistikave, autorët e studimit kanë vëzhguar reagimet e trupit në rreth 5600 vullnetarë, ku janë vlerësuar nivelet e mijëra proteinave në gjak. Ndër to, 850 ishin si markatore të gjendjes së shëndetit të organeve të ndryshme.

Në epokën bashkëkohore pritshmëritë e jetëgjatësisë janë rritur, dhe vëmendja duhet përqendruar akoma më tepër tek parandalimi, në bazë të zhvillimit që njerëzimi ka sot në mjekësi e teknologji, për ta shoqëruar këtë jetëgjatësi me shëndet të mirë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *