play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Niset anija me grupin e parë të emigrantëve nga Lampedusa drejt Shqipërisë

today14/10/2024

Background
share close

Anija Libra e Marinës është nisur drejt Shqipërisë për të sjellë grupin e parë të emigrantëve në qendrat e ngritura në Shqipëri për t’iu nënshtruar procedurave të përshpejtuara kufitare

Corriere shkruan se pasi u bë kontrolli në bord për personat që do të transferoheshin, anija është nisur drejt portit të Shëngjinit.

Në krye të nismës është Ministria e Brendshme italiane. Javën e kaluar u vunë në funksion qendrat në Shëngjin dhe Gjiader dhe do të akomodojnë emigrantët e transferuar.

Sipas protokollit të nënshkruar nga kryeministri Giorgia Meloni me homologun e saj shqiptar Edi Rama , azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh : nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali.

Përndryshe ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës. Një procedurë, krahasuar me ato të parashikuara deri më sot, u përshpejtua ndjeshëm. Komisioni i kryesuar nga Prefektura e Romës do të shqyrtojë kërkesat, intervistat do të zhvillohen me video-lidhje ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *