play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Nga tapeti i kuq i Festivalit të Filmit të Venecias drejt e në Tiranë, ja ku mund ta takoni sot aktoren e njohur Anna Safronick

today05/09/2023

Background
share close

Në qoftë se emri Anna Safronick ju tingëllon “i panjohur”, me siguri kur të lexoni Aurora Taviani apo Anna Baldi do e kuptoni për kë bëhet fjalë.

Nga tapeti i kuq i Festivalit të Filmit të Venecias drejt e në

Nga tapeti i kuq i Festivalit të Filmit të Venecias drejt e në

Personazhe të tilla kanë mbetur gjatë në kujtesën e shqiptarëve, të cilët qasjen karshi artit italian e kanë të kahershme, që nga orvatjet e para për të dëgjuar pak “western vibes” në radiot përtej detit në vitet ’70-’80 dhe deri te lidhja shpirtërore me serialet e prodhimet kinematografike që mbajnë vulën “Made in Italy”.

Dhe Anna, e njohur për publikun shqiptar me rolet ikonike në “100 vetrine”, “Carabinieri” apo “Le tre rose di Eva”, është nga ato aktore që ka dhuruar emocione me çdo rol të sajin, duke u shndërruar shumë shpejt ndër artistet e preferuara edhe për ne. Pasi shkëlqeu në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia, 41-vjeçarja ka fluturuar drejt Shqipërisë për të qenë ditën e sotme pjesë e Tirana European Youth Film Festival në një bashkëbisedim të ngrohtë me të gjithë ndjekësit e saj. Kështu që nëse doni ta takoni nga afër, jeni të mirëpritur në orën 12:00 në Agimi Art Center.

Nga tapeti i kuq i Festivalit të Filmit të Venecias drejt e në

Kujtojmë se “Tirana European Youth Film Festival” (TEYFF)  është një ngjarje e rëndësishme kulturore në kryeqytet që ka si mision të hapë një dritare të re të kinemasë evropiane në Tiranë dhe të promovojë vizionet e regjisorëve të rinj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *