play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Nga shtatori, udhëtimet me tren në Spanjë do të jenë falas

today14/07/2022

Background
share close

Çmimet e transportit publik në të gjithë Spanjën tashmë janë përgjysmuar që prej rritjes së çmimeve të energjisë dhe karburantit. Nga shtatori udhëtimet lokale me tren dhe ato të distancave mesatare, do të jenë falas.

Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez ka njoftuar se “treni pa pagesë” do të zgjasë deri në fund të këtij viti.

Kursim parash dhe mbrojtje e mjedisit

“Kjo masë inkurajon në maksimum përdorimin e këtij lloji të transportit publik kolektiv për të garantuar udhëtimin e nevojshëm ditor me një mjet transporti të sigurt, të besueshëm, komod, ekonomik dhe të qëndrueshëm, në kushtet e jashtëzakonshme të rritjes së vazhdueshme të çmimeve të energjisë dhe karburanteve”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë Spanjolle të Transportit.

Spanja nuk është i vetmi vend evropian që ka marrë masa për të ulur kostot e transportit publik.

Muajin e kaluar, Gjermania lançoi një biletë mujore të pakufizuar të transportit publik prej 9 euro që mund të përdoret në transportin lokal dhe rajonal në të gjithë vendin.

Në fund të vitit 2021, Austria prezantoi një ‘biletë klimatike’ me zbritje të konsiderueshme, e vlefshme në të gjitha mënyrat e transportit publik në vend, me qëllimin për të inkurajuar njerëzit që të lënë makinat e tyre në shtëpi.

Klimaticket kushton vetëm 1,095 euro në vit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *