Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today18/08/2022
Pas gjithë traumave që ka kaluar vitet e fundit, Demi Lovato, është e gatshme të flasë për ngarkesën emocionale që e ka përjetuar gjatë rikuperimin nga abuzimi me substancat narkotike.
Në një intervistë të fundit me prezantuesin, Zane Lowe, Lovato foli për këngën “Dead Friends”.
Krijimi është pjesë e albumit të saj të ardhshëm i titulluar, “Holy Fvck”, duke treguar se e ka shkruar atë në kohën kur po përjetonte emocione të fuqishme si pasojë e vdekjes së mikut dhe kolegut të saj, Mac Miller, nga mbidoza me drogës,në 2018-ën.
Thosha me vete, ‘Kjo mund të isha unë, si do ta jetojë jetën tani e tutje?’. Ajo ngjarje tragjike ka ndikuar shumë tek unë ”.-shtoi këngëtarja.
Demi tregoi se shpesh i këshillon artistët që janë nën moshën 18-vjeç, që të mendohen mirë para se të nënshkruajnë kontratë bashkëpunimi me studio të mëdha diskografike.
“Në adoleshencë, njerëzit që nuk janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, janë ende duke u munduar të kuptojnë veten.
Shkojnë nëpër festa, argëtohen dhe bëjnë gabime. Kur je 15-vjeç dhe bën gabime, ato të duken shumë më të mëdha se sa janë në të vërtetë.
Nëse fëmija im adoleshent do të vinte një ditë dhe të më thoshte se dëshiron të bëhet pjesë e industrisë së muzikës, unë do ta këshilloja që të priste deri sa t’i mbushë 18 vjeç”, përfundoi këngëtarja.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)