play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nga Macron e Biden deri te Rama me automatik në dorë/ Video e komike e NATO-s e ndarë nga kryeministri

today13/07/2023

Background
share close

Kryeministri i vendit Edi Rama ka postuar sot në Facebook-un e tij një video ku shfaqen të gjithë liderët e NATO-s të me veshje të montazhuara.

Kjo sepse secili i është përshtatur vitit të anëtarësimit në këtë aleancë euro-atlantike.

Që nga “Macron-i i 1949-ës” e deri te “Edi Rama i 2009-ës”, janë fotot që paraqiten njëra pas tjetrës në këtë video.

“Mirëmëngjes! Me këtë video plot humor nga samiti i NATO-s ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Kujtojmë se samiti që bëri bashkë krerët e NATO-s u mbajt dy ditë në Vilnius të Lituanisë, atje ku u ra dakord për t’i ofruar Ukrainës një ftesë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake. Ajo që mbetet e paqartë se kur dhe si do të bëhet anëtarësimi. Por nga ana tjetër anëtarët G7 miratuan një marrëveshje afatgjatë të sigurisë për Ukrainën, që përfshin  armatimet, trajnimin e trupave si dhe ndarjet e informacioneve të zbulimit.

Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut në vitin 2009, pas përfundimit të ratifikimit të Protokollit të Anëtarësimit nga të gjitha vendet aleate dhe depozitimit të instrumentit të aderimit në NATO në Departamentin e Shtetit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *