play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Nga futbolli te tenisi/ Rama: Kemi hyrë në diskutime për të sjellë akademinë e Rafael Nadal në Durrës

today17/04/2024

Background
share close

Kryeministri Edi Rama ka qenë pjesë e aktivitetin për prezantimin e projektit të kampusit sportiv, “Akademia e Manchester City në Durrës”

Ndër të tjera kreu i qeverisë njoftoi se është duke u diskutuar për të sjellë akademinë e tenistit me famë botërore Rafael Nadal në Durrës. Sakaq tha se PS do të vazhdojë të ndërtojë më tutje Shqipërinë e virtit 2030.

Kemi hyrë në diskutime për të sjellë pranë akademisë së Manchester City akademinë e Rafa Nadal një akademi tenisi e cila shpresoj dhe besoj që do t’i bashkëngjitet kampusit të Manchester City, kuptohet me gardh të ndarë se për të vënë gardhe në Shqipëri kemi plot autorë që mund t’i gjejmë që nga Shijaku i presidentit deri tek Porto Romano që ndjek kryetarja e bashkisë, por me një energji të shtuar dhe me funksion komplementar si një destinacion sporti, aty ngjitur është dhe universiteti.

Kështu që, e gjithë ajo zonë do të kthehet nga një kënetë e dikurshme në një zonë shumë atraktive në shumë aspekte dhe shpresoj shumë që siç patëm sukses me Anin, me Manchester City-n do kemi sukses dhe me akademinë e Nadalit për ta sjellë në Durrës dhe për të vazhduar më tutje me të tjera projekte dhe me të tjera ide që deri dje për hir të së vërtetës dukeshin komplet të paimagjinueshme jo më të mundura dhe që sot janë gjithnjë e më të mundura sepse sot Shqipëria nuk është më ajo që ishte deri dje, një vend që kur e dëgjonin ju dilnin përpara fantazma frikash dhe pasigurish, por është një vend që kur shqiptohet në emër menjëherë tërheq vëmendje në të gjitha nivelet, në të gjitha fushat, nga të gjithë ata që e dëgjojnë dhe kjo është vlera e shtuar që kemi arritur të krijojmë dhe mbi të cilën do vazhdojmë të ndërtojmë më tutje Shqipërinë e 2030.

Edhe një herë shumë faleminderit të gjithëve dhe dua të falënderoj edhe drejtuesit e Manchester City dhe ata që janë të pranishëm këtu me keqardhjen që akoma nuk kemi hapur një shkollë të gjuhës shqipe në Manchester dhe mbase nuk u morëm vesh, por me sigurinë e plotë dhe me garancinë e plotë që ne ndihemi shumë afër dhe ndjehemi realisht shumë të privilegjuar për këtë nder që na bëhet.

Këto kupa janë pjesë e një turi që Manchester City organizon për këto trofe nëpër botë, janë ndalur sot këtu dhe janë në dispozicion të gjithë atyre që do duan t’i shohin nga afër deri në 7 pasdite në këtë holl kryesor të Kryeministrisë dhe në njëfarë mënyrë e plotësojnë me një prezencë shumë të mirëseardhur të gjithë këtë kontekst pozitiv dhe këtë kontekst frymëzues për të vazhduar më tej. Urime edhe drejtorit të fondacionit me të vetmen vërejtje që harroi kryetaren e bashkisë kur bëri listën e folësve, por nuk ka problem se me Anin e kemi zgjidhur që kur s’jam unë, Ani flet dhe për mua, kur jam unë, unë flas dhe për Anin kështu që jemi në rregull në simbiozën kryetar bashkie dhe deputet i qytetit.”, u shpreh Rama.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%