Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today17/01/2022
Apple do t’u kërkojë punonjësve të shitjes me pakicë dhe të korporatave të paraqesin prova për marrjen e dozës përforcuese kundër COVID-19.
Duke filluar nga 24 janari, punonjësit e pavaksinuar ose ata që nuk kanë dorëzuar prova të vaksinimit do të kenë nevojë për teste negative për COVID-19 për të hyrë në vendet e punës të Apple.
“Për shkak të zbehjes së efikasitetit të dozave të para të vaksinave kundër COVID-19 dhe shfaqjes së varianteve shumë të transmetueshme si Omicron, një injeksion përforcues tani është pjesë e domosdosshme për të mbrojtur kundër sëmundjeve të rënda.” thuhet në emailin e dërguar punonjësve të kompanisë.
Apple nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese nga agjencia e lajmeve Reuters për koment.
Shumë kompani në SHBA kanë forcuar rregullat e tyre për COVID-19, duke e bërë vaksinimin të detyrueshëm dhe duke vonuar planet e kthimit në zyrë pasi varianti Omicron rrit infeksionet në të gjithë vendin.
Këtë javë, platformatMeta urdhëroi marrjen e dozës përforcuese të COVID-19 për të gjithë punëtorët që kthehen në zyra.
Ndërsa një raport nga ‘The Information’ tha se Amazon.com Inc u ka ofruar punonjësve të magazinës së saj në SHBA 40 dollarë (35 €) për të marrë një dozë përforcuese.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)