Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today31/03/2023
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në Facebook shkruan se qytetarëve të dy vendeve do t’u njihen sigurimet dhe të drejtat që burojnë prej saj.
“Shqipëria shënon një tjetër sukses në njohjen e sigurimeve shoqërore për shtetasit shqiptarë jashtë vendit. Marrëveshja rregullon sigurimin e shtetasve të Bullgarisë dhe Shqipërisë kur punojnë në të dy vendet, garanton të drejtat e tyre të sigurimit, pagesës së përfitimeve në rast sëmundjesh ose aksidentesh në profesion, si edhe kushtet për dhënien e llojeve të ndryshme të pensioneve”, shkruan Kryeministri Edi Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)