Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today03/03/2022
Sfilata Vjeshtë-Dimër 2022 e Off-White ishte një spektakël më vete, me pjesëmarrjen e Kendall Jenner, Gigi Hadid, Bella Hadid, Serena Williams, Karlie Kloss, Naomi Campbell dhe Joan Smalls, të gjitha duke sfiluar për markën e famshme.
Por ishte një tjetër moment modelesh që vodhi vëmendjen: dyshja nënë e bijë, Cindy Crawford dhe Kaia Gerber, duke bërë një paraqitje të rrallë në të njëjtën pasarelë.
Të veshura me disa nga pjesët më të bukura të koleksionit të fundit të Off-White – që u dizenjua kryesisht nga themeluesi i saj i ndjerë Virgil Abloh – dyshja ishin të pranishme në ditën e hapjes së Javës së Modës në Paris.
Crawford kishte veshur një fund tyli rozë pudër, një xhaketë sportive të shkurtër dhe një bluzë me grafik. Gerber kishte veshur një fustan të fryrë të shkurtër, të kombinuar me sandale të larta.
Veç supermodeleve që mahnitën në pasarelë, të pranishëm për të ndjekur nga afër sfilatën ishin një numër i madh yjesh, si Rihanna, A$AP Rocky, Pharrell Williams, Idris Elba etj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)