play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nelt Group, tashmë me fabrikë ëmbëlsirash në Angola

today02/11/2022

Background
share close

Çamçakëza, lëpirëse dhe karamele të njohura nga Luanda për të gjithë Afrikën.

Candy Factory, një prodhues i ëmbëlsirave, me Nelt LDA, anëtar i Nelt Group Serbia
nga Beogradi, si bashkëpronar, u hap me ceremoni në Luanda, në Zonën e Veçantë
Ekonomike.
Në ceremoninë zyrtare morën pjesë të ftuar të shumtë nga Angola dhe Evropa, mes
të cilëve edhe Ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Victor Fernandes, i cili në mënyrë
simbolike preu shiritin e fabrikës së re me bashkëpronarët.

“Investimet në fabrikën e re janë mbi 20 milionë euro. Aktualisht jemi duke punësuar
90 persona dhe pres 150 punonjës në dy vitet e ardhshme. Me një kapacitet
prodhues prej 6 700 tonësh në vit, prodhimi ditor së shpejti do të kalojë 15 tonë
karamele, lëpirëse dhe çamçakëza”, tha Boris Macak, Zëvendës President Ekzekutiv
për Tregjet Afrikane në Nelt Group.
Në të gjitha tregjet e Afrikës ku operon, Nelt Group përpiqet të zbatojë inovacione
dhe teknologji moderne në mënyrë që të arrijë cilësi supreme të shërbimeve.

“Candy Factory ka një ambicie për t'u njohur në nivel kombëtar dhe rajonal si një
kompani që prodhon brande të Angolas. Besoj se do të kemi një ndikim të fortë në
rritjen e kategorisë së ëmbëlsirave, lëpirëseve dhe çamçakëzave dhe së shpejti do të
marrim pozicionin e liderit në këtë kategori, me 20% të tregut”, deklaroi Milena
Kiselicki, Drejtoreshë e Operacioneve dhe Zhvillimit në Candy Factory.
Në bashkëpunim me një kompani partnere lokale, Oxbow, dhe mbështetjen e
fuqishme të qeverisë dhe agjencive të zhvillimit të Angolës, Nelt realizoi këtë projekt
brenda tre viteve.

Nelt Group operon në Angola, Zambi dhe Mozambik, duke punësuar mbi 500 njerëz.
Është e angazhuar në shpërndarjen e brandeve të saj, Neoplanta dhe Fabrika dečije
hrane, dhe produkteve të kompanive të njohura globale si P&G, Mars, Nestle,
Colgate, Heineken, SC Johnson, Dr Oetker, Ferrero, Beiersdorf, etj.
Globalisht, Nelt Group përbëhet nga 18 kompani që operojnë në 12 tregje në Evropë
dhe Afrikë, me 4,500 punonjës dhe xhiro vjetore që kalon 1 miliard euro.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *