play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Në tapetin e kuq të Met Gala ndodhi edhe një propozim romantik

today04/05/2022

Background
share close

Një histori dashurie ka shënuar momentet më të veçanta të “Met Gala”

Propozimi i fejesës ndaloi intervistat e drejtpërdrejta të personazheve të famshëm, ndërsa të ftuarit e Met Gala u kthyen për të parë ish-kandidatin e asamblesë, Bobby Digi Olisa të ulet në një gju dhe t’i propozojë komisioneres së Çështjeve Kulturore të qytetit të New York-ut, Laurie Cumbo.

Me të gjitha kamerat e kthyera nga tapeti, Digi Olisa u ul në një gju, teksa të pranishmit në Met Gala bërtisnin të emocionuar dhe bërtisnin “thuaj po” çiftit dhe ajo e bëri pikërisht këtë.

“E dini, është gjithmonë si të përpiqesh të presësh kohën e duhur. Pra, kur është koha e duhur për të marrë parasysh gjithçka që po ndodh në mbarë botën? Kështu që unë thash: ‘Sot do ta bëjmë atë të ndodhë”, tha Digi Olisa për “Associated Press” pas propozimit.

“Ju prisni për këtë moment pothuajse gjithë jetën tuaj dhe që ai të jetë pikërisht këtu, ishte gjithçka që mund të prisja”, tha Cumbo.

Para kamerave Cumbo hoqi dorezën në dorën e majtë dhe Digi Olisa vendosi në gisht unazën e fejesës.

Ajo tha se ishte praktikante në muze kur ishte 15 vjeç dhe erdhi në “Met Gala”.

“Dhe tani po kthehem me burrin tim tani si komisionere e departamentit të çështjeve kulturore”, tha ajo.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *