Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Shumë vende në mbarë botën kanë tradita unike të mëngjesit. Në Lion të Francës njerëzit “zhyten” në verë nga ora 09:00. Në Van, Turqi, është zakon të shijoni një mëngjes me nëntë pjata. Por në Bavari, siç raporton BBC, njerëzit janë më “përpara”, pinë birrë duke ngrënë salsiçe të bardha, të cilat njihen si Weißwurst.
“Një Weißwurst është më shumë se një vakt, është një justifikim për një takim jozyrtar kur është shumë vonë për kafe, por shumë herët për drekë,” tha Frauke Rothschuh nga Mynihu për BBC, duke shtuar se njerëzit zakonisht dalin dhe zgjedhin pijetoren “Gaststätte Großmarkthalle”. “Ndodhet në jug të Mynihut për të shijuar atmosferën, salsiçet dhe, natyrisht, birrën.
Si u krijuan salsiçet e bardha
Historia më e njohur për origjinën e salsiçeve të bardha është se ato u shpikën rastësisht. Në vitin 1857, kuzhinierit të ri të Mynihut, Sepp Moser, i mbaruan zorrët e deleve për salsiçet e tij, kështu që ai përdori mish derri. I shqetësuar se mund të shpërthenin në skuqje, Moser vendosi t’i ziejë për rreth dhjetë minuta, një takktik që dha rezultat. Edhe kështu salsiçet e bardha të kombinuara me birrën u bënë rutina e preferuar e gjermanëve.
Sot, është një nga ushqimet më të njohura bavareze dhe një nga gjërat e para që vendasit do t’ju thonë të provoni. Weisswursts zakonisht shërbehen me një mustardë të ëmbël bavareze dhe shoqërohen me birrë, pasi sipas klientëve të lokalit që folën për BBC, birra konsiderohet ushqim!
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)