Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Zbuloni përgjigjen e ‘pakontestueshme’ të kësaj pyetje – sipas shkencës!
Sipas një fenomeni të njohur si Teoria e ‘Kurbës së lumturisë në formë U-je’, koha më e palumtur e jetës janë të dyzetat.
Sipas kësaj teorie lumturia bie rreth të dyzetave, për t’u ngritur sërish pas tyre.
Praktikisht, teksa i afrohemi të 40-ve lumturia pëson një ‘bark’ në forme U-je, i ilustruar në grafikun e mëposhtëm.
Por, jo të gjithë bien dakord me këtë.
Ky zbulim u rishfaq në media kohët e fundit në një artikull të postuar në The Guardian ku autorja, Sophie Brickman, pretendoi se teksa i afrohej të 40-tave ajo ishte më e palumtur se kurrë më parë.
Sigurisht, si teoria ashtu edhe artikulli janë ndeshur me reagime të shumta kundërshtuese.
Daniel Selling, një psikoterapist në Williamsburg Therapy Group, tregon se në realitet, e kundërta mund të jetë e vërtetë pasi: “Njerëzit në të dyzetat në përgjithësi kanë arritur një ritëm që është shumë më i kënaqshëm se vitet e mëparshme”.
Një argument mjaft i arsyeshëm, pasi duhet pranuar, se jo të gjithë e kanë arritur rehatinë dhe përmbushjen shpirtërore apo edhe atë financiare në të 30-tat, e aq më pak në të 20-tat!
Por, Selling thotë se arritja e kësaj moshe mund të ketë një ndikim të ndryshëm jo vetëm varësisht personave por edhe gjinive.
Në fakt sipas tij, janë pikërisht vitet që zonja Brickman po lë pas, ato që i krijojnë asaj më tepër ankth.
“Kur je në të njëzetat dhe të tridhjetat, patjetër që ke përvoja më komplekse sesa një individ mesatar në të dyzetat”, thotë Selling.
Marrëdhëniet romantike dhe presionet profesionale ushtrojnë ndikimin e tyre të fortë mbi gjendjet tona emocionale gjatë kësaj moshe.
Plus ka edhe diçka.
Sipas Selling, shumë prej atyre që po i afrohen të dyzetave në ditët e sotme, ka të ngjarë të përjetojnë përvojën fatkeqe të krahasimit të arritjeve të tyre me më të rinjtë nëpër rrjete sociale. Kjo mund t’i krijojë atyre dyshimin se për të rinjtë e ditëve të sotme, gjërat mund të jenë më të lehta.
Por nga ana tjetër, “Unë mendoj se njerëzit [në të 20-ta dhe të 30-tat] shpesh qëllon që të mendojnë se jeta është shumë më e lehtë nga se ajo është në të vërtetë”, shtoi psikoterapisti.
Dhe me sa duket kjo krijon tek ata një lloj shtangieje kur ata arrijnë të 40-tat.
Edhe pse duhet pranuar se totalisht e kundërta ndodh në rastet e atyre ish-20 dhe 30-vjeçarëve të cilët janë përgatitur më së miri për të ardhmen dhe të 40-tat e tyre i gjejnë ata më të suksesshëm dhe më të kompletuar se kurrë ndonjëherë.
Kjo i lejon ata të kenë më pak stres, më shumë para, mbase një familje, një partner, fëmijë dhe sigurisht që të gjitha këto kanë provuar të rezultojnë në nivele të ulëta të ankthit dhe nivele të larta lumturie, kënaqësie dhe vetëvlerësimi.
Selling, i cili është 47 vjeç, e kupton mirë natyrën e komplikuar të plakjes, “Askush nuk është i entuziazmuar të mbushë 40 vjeç. Nuk është një moshë emocionuese.” – thotë ai.
Dhe nëse pyetjet që ju kanë konsumuar shpirtërisht gjatë dekadave të mëparshme janë ende të pazgjidhura, ai mund ta kuptojë pse të dyzetat tuaja mund të jenë të palumtura.
“Nëse jeni në të dyzetat dhe nuk e keni gjetur veten dhe karrierën tuaj ose nuk keni gjetur aspekte të jetës që janë vërtet imponuese, atëherë e imagjinoj se këto janë gjërat që mund t’i vënë njerëzit në të dyzetat nën shumë stres. ” thotë ai.
Por, nëse jeni duke punuar drejt qëllimeve tuaja në të njëzetat dhe të tridhjetat, ka më shumë gjasa të gjeni ngushëllim në të dyzetat.
Dhe jo vetëm ngushëllim, por edhe një lloj qetësie shpirtërore e cila për shumë njerëz mund të jetë gjëja më e afërt me lumturinë që njeriu mund të përjetojë gjatë jetës së tij.
Në të dyzetat, thotë Selling, ju gjithashtu kujdeseni më pak për atë se çfarë mendojnë të tjerët për ju, gjë që është vërtetuar shkencërisht se e rrit lumturinë e dikujt!
Së fundmi, duke marrë gjithçka në konsideratë, psikologu amerikan i cili ia ka dedikuar jetën e tij punës me njerëzit thotë se “Nëse ju, punoni vërtetë për të, jeta duhet të jetë gjithmonë duke u përmirësuar”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)