Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III në 6 maj. Zyrtarizmi erdhi pas takimit që pati kreu i shtetit me ambasadorin britanik, Alastair King Smith. Me anë të një postimi në rrjetin social Tuitter, diplomatik britanik tha se pjesëmarrja e tij është një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë
“Takova Presidentin Bajram Begaj përpara vizitës së tij në Britani për të marrë pjesë në Kurorëzimin e Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla, si një dëshmi e marrëdhënies së fortë midis Britanisë dhe Shqipërisë. I lumtur që Presidenti Begaj do t’i bashkohet liderëve botërorë për të shënuar këtë ngjarje historike”, shkroi ambasadori britanik në Tuitter.
Në këtë ceremoni priten të jenë rreth 2000 të ftuar nga e gjithë bota.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)