play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Në burg për 20 minuta, Trump paguan garancinë 200 mijë dollarë: Përvojë e tmerrshme

today25/08/2023

Background
share close

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump është dorëzuar të enjten (24 gusht) në burgun e Qarkut Fulton pas akuzave për tentativën e përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve në shtetin Georgia (Xhorxha) në 2020-ën.

Pas qëndrimit 20 minuta në burg dhe fotografimit si i dyshuar, ish-presidenti pagoi një garanci prej 200 mijë dollarë për t’u liruar.

Teksa po kthehej në aeroport për të lënë kryeqytetin Atlanta, në një prononcim për mediet, Trump e konsideroi qëndrimin e tij në burg si një përvojë të tmerrshme dhe trishtuese.

“Ajo që ka ndodhur këtu është një padrejtësi e drejtësisë. Nuk bëmë asgjë të keqe. Nuk kam bërë asgjë të keqe dhe të gjithë e dinë këtë. Nuk kam pasur kurrë një mbështetje të tillë. Ajo që ata po bëjnë është ndërhyrje në zgjedhje. Në gjithë jetën time nuk kam ditur asgjë për aktakuzat dhe tani jam paditur katër herë,” tha Trump.

Në prill, Trump u arrestua në Nju-Jork për akuza shtetërore në lidhje me një skemë të parave të heshtura. Në qershor, ai u dorëzua në një gjykatë federale në Majami për t’u përballur me akuzat në hetimin e prokurorit special Jack Smith për keqpërdorimin e dokumenteve të klasifikuara. Dhe në fillim të këtij muaji, Trump u arrestua në Uashington, DC dhe u akuzua për akuzat e ngritura nga Smith në hetimin e tij në përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.

Prokurorja e Qarkut Fulton, Fani Willis, kërkoi një datë gjyqi më 23 tetor në çështjen e përmbysjes së zgjedhjeve që ajo ka ngritur kundër Trump dhe 18 aleatëve të tij.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *