Si fillim, turneu do të fillojë të dielën, më 20 nëntor dhe jo në datën 21, siç ishte planifikuar më parë.

Gjithashtu, ndeshja hapëse do të jetë Katar – Ecuador, në vend të Holandë – Senegal, që ishte parashikuar pas hedhjes së shortit në fillim të muajit prill.

Ky ndryshim nënkupton një nisje të Kupës së Botës me festë më të madhe, pasi është vendi pritës ai që do të hapë turneun.