Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në Britani ka lindur për herë të parë një foshnjë me tre prindër biologjikë. Qëllimi është parandalimi nga sëmundjet e trashëgueshme, duke përdorur një teknikë të njohur si trajtimi i dhurimit mitokondrial.
Sëmundjet mitokondriale janë të pashërueshme dhe mund të jenë fatale brenda ditëve apo edhe orëve pas lindjes. Shumë çifte kanë humbur fëmijë për shkak të këtyre komplikacioneve dhe kjo teknikë shihet si e vetmja mundësi që ato të kenë një fëmijë të shëndetshëm. ADN-ja bërthamore i jepet fëmijës nga nëna dhe babai, të cilat përcaktojnë karakteristikat kryesore si personaliteti dhe ngjyra e syve. Procedura e një dhurimi të tillë i lejon gratë të ndërrojnë mitokondritë e tyre të sëmura me mitokondritë e shëndetshme, të marra nga veza e një gruaje të dytë, ose siç quhet prindi i tretë. Ndërsa foshnja teknikisht do të ketë dy nëna, nëna e dytë në secilin rast nuk do të ketë lidhje reale gjenetike me fëmijën, duke kontribuar vetëm me 0.1% të ADN-së së saj.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)