Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Kane Tanaka, personi më i vjetër në botë, ka vdekur në Japoni në moshën 119-vjeçare, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë së vendit, raporton CNN.
Tanaka, e cili lindi më 2 janar 1903, ndërroi jetë më 19 prill, tha i njëjti burim.
“Ajo u bë personi më i vjetër i gjallë në janar 2019 në moshën 116 vjeç e 28 ditë”, thuhet në një postim në Twitter të Guinness World Records.
“Ajo është gjithashtu personi i dytë më i vjetër i regjistruar ndonjëherë, pas Jeanne Calment, e cila jetoi deri në moshën 122-vjeçare”, shkruhet në postim.
E lindur në vitin 1903, Tanaka u martua me një pronar dyqani orizi në moshën 19-vjeçare dhe punoi në dyqanin e familjes deri në moshën 103-vjeçare.
Ajo i mbijetoi dy herë kancerit dhe jetoi një mori ngjarjesh historike, duke i mbijetuar dy luftërave botërore, gripit spanjoll të vitit 1918 si dhe pandemisë COVID-19.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)