play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Teknologji

Ndalohet shitja e iPhone 12, shkak rrezatimi tej normave

today13/09/2023

Background
share close

valet elektromagnetike 1280x720

Ministri i Ekonomisë Digjitale në Francë ka komunikuar se vendi i tij do të ndalojë shitjen e iPhone 12 për shkak të rrezatimit tepër të lartë që lëshon përreth.

Agjencia franceze e matjes së rrezatimeve (ANFR) i ka komunikuar kompaninë Apple vendimin për të ndaluar shitjen e iPhone 12, pasi testet e kryera nxorrën se, ky model ka një nivel shumë herë më të lartë të rrezatimit, sesa mesatarja e lejuar sipas ligjeve vendase.

Jean-Noel Barrot tha se për të zgjidhur situatën në fjalë, mjafton që kompania të bëjë një përditësim të sistemit të brendshëm për të ulur nivelin e lartë rrezatues, për modelin që është nmë shitje nga kompania që prej vitit 2020.

Bashkimi Evropian ka përcaktuar disa limite sigurie që lidhen me ekspozimin ndaj valëve telefonike, prezenca tej normave e të cilave, mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së disa llojeve të kancerit, referuar disa studimeve të fundit.

Në vitin 2020, qeveria franceze kërkoi nga të gjitha kompanitë celulare që të marrin masa sa i përket vlerave të rrezatimit për produktet që përfshijnë: celularët, tabletat dhe mjetet e tjera elektronike.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



0%