play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Ndahet nga jeta themeluesi i grupit Bon Jovi

today06/06/2022

Background
share close

Është ndarë nga jeta në moshën 70-vjeçare themeluesi i grupit legjendar të rock-ut, Bon Jovi. Basisti dhe kitaristi Alec John Such ishte 70 vjeç.

Vdes themeluesi i grupit Bon Jovi

Lajmin e ka dhënë grupi në të cilin bënte pjesë që nga vitin 1983, deri në 1994-ën. Kohë kjo kur patën hitet “You Give Love a Bad Name”, “Livin’ on a Prayer” dhe “Bad Medicine”.

Nuk dhanë asnjë detaj rreth shkaqeve të vdekjes.

Vdes themeluesi i grupit Bon Jovi

“Alec ishte pjesë përbërëse e formimit të grupit. Të jem i sinqertë, ne gjetëm rrugën drejt njëri-tjetrit nëpërmjet tij. Sot ato kujtime të veçanta sjellin një buzëqeshje në fytyrën time dhe një lot në sy. Do të na mungojë shumë”, shkroi në Tëitter këngëtari dhe kantautori Jon Bon Jovi.

I lindur në Nju Jork më 14 nëntor 1951, Such u bë një figurë e njohur në skenën muzikore të Nju Xhersit ku u shfaq grupi.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *