Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today28/12/2023
Çmimet Kombëtare të Letërsisë një nga eventet më të rëndësishme të skenës letrare të një viti, janë ndarë dje në një ceremoni të posaçme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. E pranishme në këtë ceremoni Ministrja e Kulturës Elva Margariti e quajti vitin 2023 një vit të mirë për kulturën e librin, duke kujtuar dy ngjarje të rëndësishme si prania e Shqipërisë në Panairin e Librit në Torino, dhe hapja e aneksit të Bibliotekës së re Sotir Kolea.
Për Drejtoreshën e QKLL-së, Alda Bardhyli, këto çmime janë një tablo e letërsisë që bëhet sot në vend, dhe në vite kanë qenë një motiv i rëndësishëm për librin dhe autorin shqiptar. Juria e këtij viti u kryesua nga Akademik Mehmet Kraja, dhe anëtarë Shezai Rrokaj, Saverina Pashaj, Aida Tuci dhe Mimoza Hysa. Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” iu dha poetes Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve” me motivacionin: “për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore e të drejtpërdrejtë”.
Çmimi “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” iu dha studiuesit Xhevat Lloshi me librin “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip” me motivacionin: “një studim i plotë, i larmishëm dhe i dokumentuar mbi veprën dhe kronologjinë e jetës si dhe të përkthimeve shqip të Biblës dhe një bibliografi shteruese mbi veprën e Kristoforidhit”. Sakaq, çmimi “Libri për fëmijë më i mirë i vitit” iu dha shkrimtares Edi Gogu për librin “Tezja dhe shkopinjtë magjikë” me motivacionin: “për një shkrim plot fantazi që nxit imagjinatën dhe i fut fëmijët në botën e ëndrrave”. Ndërkohë, çmimi “Romani më i mirë i vitit shkoi për shkrimtarin Stefan Çapaliku me romanin “Një engjëll veshë me frak” me motivacionin: “për një shkathtësi rrëfimi dhe gjetjesh të përdorura tradicionalisht në prozën romanore, tejkalon këtë kufizim dhe veprës i jep shtrirje më të gjerë dhe personazhit reference polivalente”.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)