play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Art dhe Kulturë

Ndahen Çmimet Kombëtare të Letërsisë, Stefan Capaliku shkrimtari i vitit

today28/12/2023

Background
share close

Çmimet Kombëtare të Letërsisë një nga eventet më të rëndësishme të skenës letrare të një viti, janë ndarë dje në një ceremoni të posaçme nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. E pranishme në këtë ceremoni Ministrja e Kulturës Elva Margariti e quajti vitin 2023 një vit të mirë për kulturën e librin, duke kujtuar dy ngjarje të rëndësishme si prania e Shqipërisë në Panairin e Librit në Torino, dhe hapja e aneksit të Bibliotekës së re Sotir Kolea.

Për Drejtoreshën e QKLL-së, Alda Bardhyli, këto çmime janë një tablo e letërsisë që bëhet sot në vend, dhe në vite kanë qenë një motiv i rëndësishëm për librin dhe autorin shqiptar. Juria e këtij viti u kryesua nga Akademik Mehmet Kraja, dhe anëtarë Shezai Rrokaj, Saverina Pashaj, Aida Tuci dhe Mimoza Hysa. Çmimi “Vëllimi më i mirë poetik i vitit” iu dha poetes Olimbi Velaj për librin “Lumturia e të tjerëve” me motivacionin: “për ndjeshmërinë dhe sinqeritetin e mendimit, për origjinalitetin dhe gjuhën poetike mjeshtërore e të drejtpërdrejtë”.

Ndërkohë, çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit” iu dha përkthyeses Mira Meksi për librin “Vjeshta e patriarkut”, G. G. Marquez me motivacionin: “për përkthimin e romanit e cila vjen në një shqipe të pasur me një sintaksë pabesueshmërisht të qartë që jo vetëm respekton stilin e autorit por edhe sjell me autencitet një shumësi zërash, një përrua fjalësh, figurash, me muzikalitetin e një fuge baroke”. Çmimi “Vëllimi më i mirë me tregime i vitit” iu dha shkrimtarit Behar Jacaj për librin “Hoteli përbri kishës” me motivacionin: “për një pasqyrim psikologjik të pështjellimit të botës së brendshme të njeriut të kohërave të sotme, përmes një rrëfimi të zhdërvjellët, me gjuhë të pasur dhe situatë befasuese”.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Çmimi “Vepra më e mirë studimore letrare e vitit” iu dha studiuesit Xhevat Lloshi me librin “Udhëkryqet e Kristoforit dhe aventura e librit shqip” me motivacionin: “një studim i plotë, i larmishëm dhe i dokumentuar mbi veprën dhe kronologjinë e jetës si dhe të përkthimeve shqip të Biblës dhe një bibliografi shteruese mbi veprën e Kristoforidhit”. Sakaq, çmimi “Libri për fëmijë më i mirë i vitit” iu dha shkrimtares Edi Gogu për librin “Tezja dhe shkopinjtë magjikë” me motivacionin: “për një shkrim plot fantazi që nxit imagjinatën dhe i fut fëmijët në botën e ëndrrave”. Ndërkohë, çmimi “Romani më i mirë i vitit shkoi për shkrimtarin Stefan Çapaliku me romanin “Një engjëll veshë me frak” me motivacionin: “për një shkathtësi rrëfimi dhe gjetjesh të përdorura tradicionalisht në prozën romanore, tejkalon këtë kufizim dhe veprës i jep shtrirje më të gjerë dhe personazhit reference polivalente”.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *