play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

NATO dhe Ukraina takim në Bruksel javën e ardhshme

today22/11/2024

Background
share close

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme në Bruksel lidhur me sulmin më të fundit të Rusisë në Ukrainë, e cila hodhi një raketë balistike ndërkontinentale. Ambasadorët e vendeve do të takohen të martën për të diskutuar rreth goditjes në qytetin e Dnipro dhe kërkesa erdhi nga Kievi.

Zëdhënësja e NATO-s Farah Dakhlallah ka bërë të ditur se përdorimi nga Rusia i raketës balistike kundër Ukrainës nuk do ta pengojë mbështetjen e NATO-s për Kievin.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se testi i kryer nga Putin për raketën tregon një përshkallëzim të luftës.

“Përdorimi i një rakete balistike kundër Ukrainës është edhe më shumë provë se Rusia nuk ka interes për paqen. Më lejoni të theksoj: ky është tashmë hapi i dytë i Rusisë drejt përshkallëzimit këtë vit. Rusia duhet të detyrohet në paqe të vërtetë, e cila mund të arrihet vetëm me forcë. Përndryshe, do të ketë sulme dhe kërcënime ruse  jo vetëm kundër Ukrainës,” u shpreh Volodomyr Zelenskiy.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *