Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today15/02/2022
Naomi Campbell është shfaqur së fundmi në kopertinën e Vogue së bashku me foshnjen e saj.51 vjeçarja mban në krahë fëmijën e saj të lindur nëntë muaj më parë. Diva e modës ka pozuar për herë të parë me vajzën e saj në një kopertinë ku ajo më në fund shfaqet si nënë.
Lajmin e shtatzënisë ajo e mbajti për vete, duke treguar se në jetën e saj kishte ardhur një mrekulli vetëm pasi fëmija kishte lindur tashmë majin e kaluar. Naomi është fotografuar me look afrikan me flokë shumë kaçurrela dhe voluminoze, ndërsa përqafon vogëlushen e zhveshur në gjoks me kokën e kthyer anash. Një himn për mëmësinë dhe jo për bukurinë e përjetshme të Naomi Campbell.
“Ajo nuk është birësuar, është vajza ime biologjike”
Ylli i modelingut nuk e fshehu kurrë dëshirën për t’u bërë nënë. Një dëshirë e bërë prej kohësh dhe e përmbushur vetëm në moshën 50-vjeçare. Deri në atë pikë sa kur ajo tregoi se ishte bërë nënë, shumë spekuluan se vajza ishte birësuar. “Ajo nuk u adoptua, ajo është vajza ime”, tregon modelja tani. “Mund të llogaris në njërën anë numrin e njerëzve që e dinin se e kisha atë. Ajo është bekimi më i madh që mund ta imagjinoja ndonjëherë. Është gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, ka thënë modelja.
Një vogëlushe e mrekullueshme
Pasi ka ecur në pasarelat në të gjithë botën, pasi ka pushtuar kopertinat e revistave më të rëndësishme dhe është bërë një ikonë e modës, Naomi tregon, se arritja më e madhe ishte të sillte në botë vajzën e saj të vogël. “Një vogëlushe e mrekullueshme. Ajo fle shumë mirë, pothuajse nuk qan fare dhe më kanë thënë se është shumë vigjilente për moshën e saj. Ajo sapo ka filluar të përshëndesë, gjë që është argëtuese. Qesh shumë dhe ka filluar të thotë fjalët e para”, thotë ajo, si çdo nënë që ka sy vetëm për vajzën e saj. Është kjo jeta e re e Naomi Campbell.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)