Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në Kaliforninë Veriore në SHBA, ekziston një grup murgeshash të cilat merren çdo ditë me kultivimin dhe shitjen e kanabisit, por edhe bimëve të tjera për qëllime mjekësore. Gratë jetojnë bashkë si në çdo manastir tjetër, punojnë dhe i luten Zotit së bashku, por nuk janë të lidhura me ndonjë urdhër të caktuar fetar, shkruan BBC.
Këto gra janë “Motrat e Luginës”, të cilat udhëhiqen nga motra Kate. Ato janë anëtare të një grupi të vetëshpallur murgeshash të cilat identifikohen si shëruese dhe feministe, por më e rëndësishmja, biznesmene.
Kalifornia ishte shteti i parë që legalizoi marijuanën mjekësore në vitin 1996, dhe përdorimi rekreativ ka qenë i ligjshëm që nga viti 2016. Ligji, megjithatë, është plot me boshllëqe, që do të thotë se ligjshmëria e kultivimit të marijuanës ndryshon nga qarku në qark dhe nga qyteti në qytet.
Kjo do të thotë që për Motrat e Luginës, rritja e 60 bimëve të tyre, këtu në Merced County, është e jashtligjshme.
“Sherifët e dinë këtë, ata thjesht më lejuan por në të vërtetë nuk ka asnjë arsye që ata të më lejojnë ” tha Kate.
Ka një shtëpi të dytë në pronësi, të cilën motrat e quajnë “abbey”, aty bëhet i gjithë prodhimi i ilaçeve. Ata prodhojnë dhe shesin të gjitha ilaçet dhe përzierjet e tyre me bazë kanabisi, një biznes që para pandemisë fitonte 1.2 milionë dollarë në vit.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)