Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today01/08/2022
Ministria e Kulturës e ka “pagëzuar” gushtin si “Muajin e fotografisë”, pasi datas 1 përkon edhe me Ditën Botërore të Fotografisë.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja e Kulturës Elva Margariti uron fillimin e muajit me një foto të një rruge në Shkodër, e fiksuar nga mjeshtri Kolë Idromeno.
I lindur në 1860, në Shkodër, Idromeno ishte nxënës i fotografit Pietro Marubi. Në moshën 16 vjeçare shkoi në Venecia, ku nisi studimet në Akademinë e Artit. Përveç se për fotografinë, Kolë Idromeno, ka hyrë në histori si piktor, arkitekt, kompozitor, skenograf e urbanist.
Në fushën e pikturës ai njihet për punë të tilla si “Motra Tone” e “Dasma shkodrane”, të vlerësuara si kryevepra të artit figurativ shqiptar. Ndërsa sa i përket arkitekturës, ndër veprat e tij përmenden banka, kinema Rozafat e “Kafja e Madhe” e Shkodrës.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)