Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Një alpinist arriti t’i mbijetojë një rënieje nga një lartësi prej 600 metrash në malin Taranaki në Zelandën e Re. Alpinisti u rrëzua në shpatin e pjerrët për më shumë se gjysmë kilometri, por sipas policisë, e kishte favorizuar moti si në pranverë. Ai arriti të shpëtonte mrekullisht, por me disa lëndime të lehta.
“Alpinisti është jashtëzakonisht me fat që është gjallë”, tha policia.
Njeriu me fat ishte sikur të kishte rënë nga maja e Kullës Mbretërore të Sahatit të Mekës, ndërtesa e katërt më e lartë në botë që “ka pamje” nga Arabia Saudite nga një lartësi prej 601 metrash.
Alpinisti ishte pjesë e një grupi alpinistësh Taranaki dhe ra nga maja në mesditë të së shtunës.
Kujtojmë që mali Taranaki, një vullkan joaktiv i vendosur relativisht i izoluar në bregun perëndimor të ishullit të Veriut, njihet si një nga malet më vdekjeprurëse të Zelandës së Re.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)